Deputeti i VV-së i del në mbrojtje drejtorit të arrestuar të KEK-ut: Ua ndali zhvatjen banditëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi, i ka dalë në mbrojtje kryeshefit të arrestuar të KEK-ut Nagip Krasniqit. Ai ka thënë se gjithmonë është frikësuar se do të bënin dhe atentat ndaj tij, pasi që banditëve ua ka ndalur zhvatjen në KEK.
“Është lajm i mirë kur dëgjova arrestimin e Drejtorit të Kek-ut, pasi gjithmonë jamë frigu se do të dëgjoj lajmin mbi atentatin e tij, duke e ditur se sa banditave ju ka ndalë zhvatjen e KEK-ut. Policia duhet të jetë e vëmendshme për sigurinë e tij , mbase atentatin ndaj tij mund të ndodhë edhe aty në mbajtje”, ka thënë ai./IndeksOnline.