75 Mall Live Search
20:27 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: I infektuari me koronavirus nuk ka pasur kontakt me askënd në Ferizaj

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë të ditur se infektuari me koronavirus nga Ferizaji është Jetmir Hyseni, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, i infektuari është dërguar direct në karantinë dhe pastaj është dërguar në spital.

Basha ka thënë se Hyseni nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë qytetarë dhe nuk ka nevojë të izolohet fshati.

Postimi i plotë:

Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv me Korona Virus, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.

Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.

Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!

Forca Jetmir ?

P. S. Emrin e kam përdor me lejen e vet Jetmirit!