Deputeti i VV-së i kënaqur me shkarkimin e Bordit të RTK-së, përmend edhe burgun për disa udhëheqës!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Valon Ramadani është deklaruar rreth shkarimit të Bordit të RTK-së.
Madje, ai përmes një shkrimi në Facebook ka përmendur edhe burgun.
“Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t’i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg!
RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/