75 Mall Live Search
23:36 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / OSH

Deputeti i VV-së i reagon Grenellit: Ju që e mbronit këtë idiot…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka bërë një reagim ndaj ish-emisarit special të SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.

Grenell përvjetorin e Betejës së Kosovës ia uroi serbëve, duke thënë se “sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari”.

“Sot ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, deklaroi Grenell nëpërmjet një postimi në Tëitter.

E, deputeti i VV-së përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur se ku janë ata që e kanë mbrojtur Grenellin, pas deklaratave të fundit.

Në fakultet e kishim një profesor që na ligjëronte lëndën e Makros e i cili zakonisht për t’ja u tërhequr vëmendjen studentëve na thoshte “a jeni ktu pari?” Ju që e mbronit këtë idiot, a jeni k’tu pari?“, ka shkruar Korenica.