Deputeti i VV-së ishte sot në homazhe me Haradinajn, reagon ashpër kur pyetet për aderimin e mundshëm në AAK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek busti i Zahir Pajazitit në datën që përkon me ditën e lindjes së heroit. Një nga të pranishmit në këto homazhe ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Gani Krasniqi.
Deputeti nga Malisheva është pyetur nga gazetarja e Indeksonline nëse shoqërimi me Haradinajn ndërlidhet me ndonjë aderim të mundshëm. Përgjigja e deputetit të Vetëvendosjes ishte e vrazhdë.
“Lëni këto dokrra. Koalicioni, aderime ç’aderime…” është përgjigjur me ton të ashpër njëri nga deputetët më të moshuar në Kuvend.
Përgjigja e deputetit kaq joprofesionale ka qenë në një pyetje tejet korrekte bazuar në një ngjarje reale që ndodhi mëngjesin e sotëm ku vet Krasniqi shihet prapa Haradinajn në aktivitetin në fjalë./Indeksonline/