Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje kompromisi me Nismën

Deputeti i LVV-së, Halil Thaci, tha për rtv21 se ka pak gjasa që nesër të konstituohet Kuvendit për shkak, sië tha, nuk ka një konsensus midis partive politike për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Sipas tij, janë të gatshëm për një marrëveshje kompromisi me Nismën Socialdemokrate nëse kjo e fundit është e gatshme.
‘’LVV-ja bashkë me listën Guxo dhe Alternativën jemi të gatshëm për kompromis me Nismën që do të ishte i mirëpritur nga grupi jonë që ky bashkëpunim të ndodhte dhe të dalim nga kjo krizë që e ka kapluar vendin. Nesër nuk pritet dicka e re për konstituimin e Kuvendit, por tentativat tona nuk do të ndalen. Unë i bëjë thirrje kolegëve të mi që të reflektojnë”., tha ai.