Deputeti i VV-së kundërshton idenë që refugjatët afganë të vendosen në ish kampin gjerman në Prizren

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se Refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur, por ka thënë se vendosja e tyre në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar, transmeton “Indeksonline”.
Ai ka kërkuar që të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.
Postimi i plotë i Abrashit:
Refugjatët afganë janë të mirëseardhur sikurse çdo kombësi e përndjekur. Por vendosja e tyre në ish kampin e KFORit gjerman në Prizren, siç përflitet, është ide e gabuar. Ai vend tashmë është destinuar si Qendër e Inovacionit dhe Trajnimeve. Më kryesorja, përqendrimi i një numri të madh të njerëzve aty nuk do të mundësoj kushte të mira për refugjatët. Izolimi do të bëhej i pashmangshëm dhe kjo gjë nuk është humane.
Të shqyrtohet ndonjë lokacion tjetër.