Deputeti i VV-së: Më 1 shtator do ta vendosim reciprocitetin, pavarësisht rebelimit të serbëve

Deputeti i partisë në pushtet, Arbër Rexhaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur që më shtator të aplikoj masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta10.
Kjo sipas Rexhajt do të realizohet pavarësisht presionit që serbët do të kenë nga presidenti serb, Vuçiq si dhe duke i marrë parasysh edhe rebelimit të mundshëm të tyre përmes formave të ndryshme.
“Reciprociteti do të vendoset më 1 shtator. Lista Serbe bën çfarë i thotë Vuçiqi e Beogradi zyrtar. Pa marrë parasysh presionit, ai nuk do t’ia arrij, sepse reciprociteti do të vendoset edhe nëse serbët do të rebelohen. Ne kemi institucione të sigurisë”, tha Rexhaj në Politiko.