75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 03 Prill 2022 / LB

Deputeti i VV-së: Me kryeministrat e mëparshëm, zgjedhjet serbe do mbaheshin pa respektuar sovranitetin e Kosovës

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë që po të ishin kryeministrat e mëparshëm, sot do mbaheshin zgjedhjet e Serbisë “pa respektuar sovranietit dhe kushtetueshmërinë e Republikës sonë”.

Përmes një postimi në Facebook, Batusha ka thënë që kjo qeveri, nuk lejoi që sovraniteti e integriteti i Republikës së Kosovës të cenohet.

“Po të ishin kryeministrat e mëparshëm, sot do mbaheshin zgjedhjet e Serbisë pa respektuar sovranietit dhe kushtetueshmërinë e Republikës sonë.
Por, kjo Qeveri e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Albin Kurti, nuk lejuan që sovraniteti, integriteti dhe kushtetueshmëria e Republikës së Kosovës të cenohet. Dinjitet, sovranitet, Republikë”, shkroi ai.