Deputeti i VV-së nuk e voton Projektligjin për pagën minimale, lëshon seancën me nervozë!

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli nuk ka votuar njëjtë si grupi parlamentar në të cilin bën pjesë.
Ai nuk ka marrë pjesë fare në votim të Projektligjin për përcaktimin e pagës minimale. Në momentin e votimit, ai madje ka shprehur revoltën e tij duke përplasur tavolinën në Kuvend, për të lëshuar më pas sallën.
Humolli kishte paralajmëruar se në rast se veteranët nuk përfshihen në pagën minimale, ai mund ta braktisë partinë./Indeksonline/