75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Deputeti i VV-së nuk pyet për rregullat e shtetit dhe qeverisë, pi kafe në një restorant në hapësirë të mbyllur

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti në masat anti-Covid 19 të marra së fundmi ka vendosur që hapësirat e mbyllura në restorante e kafene të mos lejohen të punojnë.

Gastronomia lejohet të punojë vetë mnë hapësira të hapura, transemton Indeksonline.

Por, këto rregulla duket se nuk vlejnë për deputetin e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, Rrahmani shihet se pi kafe në një restorant në Podujevë së bashku me anëtarin e LVV-së atje, Xhevdet Maloku.

Rrahmani shihet duke pirë kafe në një hapësirë të mbyllur, duke thyer rregullat e Qeverisë.

Mbetet të shihet nëse Policia do ta dënoj Rrahmanin për thyrje të rregullave, siç po bëhet me qytetarët./Indeksonline/