22:22 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Opozita duhet të heshtë për 100 ditë!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj prej që opozita t’i jep kohë qeverisë për ta kritikuar.

Rexhaj, në “Debat Plus” thotë se taksa nuk ka qenë në planin elektoral të Vetëvendosjes.

“Ne kemi thënë se masën e tarifës do ta zëvendësojmë me reciprocitet sepse mendojmë se ajo është e drejtë që i takon Kosovës pas ofensivës që ka ndërmarrë Serbia ndaj Kosova. Ne kemi të drejt edhe me norma ndërkombëtare ta bëjmë këtë dhe madje jemi pajtuar edhe me partnerin e koalicionit për këtë gjë”.

Rexhaj thotë se opozita duhet të merret me çështje që i ndihmojnë shtetit të Kosovës e jo me çështje qesharake si takimet e Sveçlës në Tiranë.

“Opozita duhet të shuaj për 100 ditë sepse e ka treguar vetveten. Pas 100 viteve duhet të flasin dhe të na tregojnë ku kemi gabuar”.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se tashmë është larguar rreziku i shkëmbimit të territoreve dhe opozita duhet t’i bashkohet qeverisë në proceset e rëndësishme me ide.

Rexhaj ka thënë se shumë shpejt qeveria do të vendos për masën e reciprocitetit.