17:41 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / LB

Deputeti i VV-së publikon fotografi të Vlora Çitakut me ish-agjentin e arrestuar të FBI, ka një kërkesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për një takim me Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Abrashi publikoi në Facebook dy fotografi, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”, shkroi Abrashi.