75 Mall Live Search
19:11 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Deputeti i VV-së që pagën e parë e dha për blegtorët e Llapit

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, pagën e parë e ka dhënë donacion për blegtorët e Llapit.

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai sot vizitoi fshatrat në Llapashticë të Poshtme, Llapashticë të Epërme, në Metergofc e Herticë, ku ka dhuruar pajisje për mjeljen e lopëve.

Postimi i plotë:

Në respekt të punës e angazhimit të tyre, paga ime e parë si deputet shkon në përkrahje të BLEGTORËVE LLAPJANË, atyre që i vizitova gjatë fushatës elektorale dhe bashkëbiseduam për kërkesat e tyre. Sot, në Llapashticë të Poshtme, Llapashticë të Epërme, në Metergofc e në Herticë, për dhurimin e makinave për mjeljen e lopëve, me kapacitet dy lopë në të njëjtën kohë! Domosdoshmëri vëmendja te ky sektor, që është shtyllë e zhvillimit të ekonomisë sonë.