75 Mall Live Search
20:48 / E Enjte, 30 Mars 2023 / L K

Deputeti i VV-së Ramadani paralajmëron tri projekte të rëndësishme infrastrukturore në Ferizaj dhe Viti

Deputeti i VV-së Ramadani paralajmëron tri projekte të rëndësishme infrastrukturore në Ferizaj dhe Viti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani ka paralajmëruar tri projekte infrastrukturore për komunën e Ferizajt dhe atë të Vitisë.

Ai ndër tjerash tha se rregullimi i rrugës po vazhdon me ritme të përshpejtuara.

Postimi i plotë:

Projekti infrastrukturor i rregullimit të rrugës nga Fshati i vjetër në Prelez po vazhdon me ritme tash të përshpejtuara.

Sapo të përfundojë ky projekt i financuar nga BERZh-i, do të zhvillohet kontruktimi i rrugës nga fshati Gërlicë në Babush, që do të punohet nga Qeveria e Kosovës, sipas zotimeve të dhëna.

Përkitazi me këtë garancion, brenda javësh do të nënshkruhet edhe fillimi i punimeve për kyçje në autostradë në fshatin Gërlicë, që ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve, sidomos atyre të Vitisë dhe e cila do të fillojë shumë shpejt implementimin.