75 Mall Live Search
22:14 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / AR

Deputeti i VV-së rrëfen momentin ku shkoi i paftuar në një dasmë

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka së fundi ka treguar një moment sa interesant, në të njëjtën kohë edhe qesharak.

Ai ka rrëfyer se si shkoi i paftuar në një dasmë pasi e ngatërroi datën, shkruan Indeksonline.

E kemi ngatërru keq një dasmë. Kjo në fakt, njëra prej kolegeve të mija të departamentit na fton në dasëm por mu nuk më arrin ftesa personalisht, unë kam qenë jashtë vendit. Edhe kur iu beson shumë kolegëve, njëri prej miqve të mi, Naimi, unë veç e thërras në telefon edhe e pyes se kur është dasma dhe ai thotë si me thënë të dielën. Edhe unë tham okej në rregull edhe e përgatis Yllkën, e marrim edhe shkojmë.. Shkum në dasmë, e përshëndetëm krejt kordonin e familjarëve që ishin rendit te dera, që asnjë prej tyre nuk i njofta, as që i dijsha se kush janë.

U ulëm në tavolinë edhe një zonjë u afru aty, e vetmja zonjë që u afru në tavolinën tonë sepse ata kur hinëm brenda pyetën se te kush jeni, e kërkush nuk na njihke mu e Yllkën, edhe unë i thash jam shok i Lindës, punoj më Lindën, e Linda person i panjohur për ta. Edhe qëndrum aty për rreth 30 minuta edhe e kemi kuptu që jemi në dasmën e gabuar në momentin kur këngëtari tha mirësevini në dasmën e dy njerëzve të tjerë. Por nuk ka ndodh me fajin tem edhe pse Yllka vazhdon mem fajësu, por është faji i Naimit, të cilin sot e përshëndes edhe i kërkoj me qenë më i vëmendshëm… Pyetja më e mirë që mu ka bë është a i le pare në dasëm aty në fillim, e u pata tregu i kujdesshëm atë ditë, nuk i kam lënë. Më pas kam kërku falje te zoti i dasmës. Nuk ka qenë e qëllimshme”, u shpreh ai për Kanal 10./Indeksonline/