75 Mall Live Search
13:20 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së: Sa më shumë që goditemi, aq më shumë rritemi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci, ka reaguar pas goditjeve që po i bëhen subjektit të tij politik, duke thënë se  nuk ka asnjë parti në vend që i është organizuar fushatë njollosje më shumë se sa Lëvizjes Vetëvendosje. Mirëpo kjo sipas tij nuk ka ndikuar asnjëherë tek qytetarët dhe votuesit e tyre, e të cilët sic ka thënë Bajqinovci, janë vazhdimisht duke u shtuar, transmeton IndeksOnline.

Ai ka mohuar zërat se brenda Vetëvendosjes rekrutohen të rinjt për të bërë akte të paligjshme.

“Në rrjedhën e këtij tentimi për të treguar filma me LVV’në, një kinse gazetar në një televizion që shpërndanë propagandë me qera, tha një gjë shumë interesant, pak a shumë kështu: VETËVENDOSJE! na qenka ajo që ka marr fëmijë, pra të mitur, dhe i paska trajnuar ilegalisht për akte të paligjshme e të dhunës politike”, ka theksuar Bajqinovci.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij: