14:06 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së, shërohet nga COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.

“Pas 18 ditësh në izolim, nga sot “i lirë”, ka shkruar Uka.

Kujtojmë që ai është deputeti i parë, të paktën që ka deklaruar nga Lëvizja Vetëvendosje, që është infektuar nga koronavirusi./Indeksonline