23:29 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Deputeti i VV-së kërkesë Zemajt: Urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë për festa

Derisa rastet ditore pozitive me COVID-19, janë mbi 500, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kërkuar që të lejohet lëvizja e lirë.

Madje ai ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që urgjentisht të marrë një vendim të tillë.

Postimi:

Thirrje që të lejohet lëvizja e lirë!

? Në shumë komuna është bërë zbukurimi i shesheve për festat e fundvitit, mirëpo këtë ndriçim nuk po e shijojnë fëmijët, ata që më shumti gëzohen me bredhin e dritat për shkak të ndalesave.

? Ndoshta dikush e kupton mbylljen e lokaleve, edhe pse tanimë iu ka dal komplet dore menaxhimi, mirëpo është absolutisht absurde vendimi m’i mbyll qytetarët të mos shëtisin në ambiente të hapura, e sidomos fëmijët që t’i gëzojnë ndriçimet në sheshe.

? Edhe ashtu nuk është se kemi parqe apo hapësira për aktivitete për ta, prandaj duhet që t’ua mundësojmë që t’i gëzojmë sadopak me këto drita duke i lënë të lëvizin lirshëm në mbrëmje, e jo t’i ndezim dritat e t’i dënojme fëmijët duke i shikuar ato nga dritaret.

▪️Prandaj bëj thirrje tek z. Zemaj që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambient të hapur dhe duhet që prindërit me fëmijë t’iu gëzohen këtyre festave, sepse është absurde dhe e dhimbshme izolimi i fëmijëve brenda derisa bredhi me ndriçime shkëlqejnë jashtë.