75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Deputeti Ismaili, bashkëshortja e tij dhe vajza infektohen me COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Me koronavirus është infektuar edhe bashkëshortja dhe vajza e Ismailit, ndërsa djali Omeri rezultoi negativ.

Kjo u bë e ditur nga vetë deputeti i PDK-së, i cili tha se me të marrë vesh rezultatin janë vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur derisa ta kalojnë në tërësi përballjen me virus, transmeton Indeksonline.

Ai porositi të gjithë që të mbajnë maskat, të kujdesen për higjienën dhe të ruajnë distancën.

Postimi i plotë:

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.

Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.

Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.