Deputeti italian shkon në parlament i veshur si fantazmë

Deputeti italian Riccardo Magi, sekretar i Più Europa, hyri në Dhomën e Deputetëve i veshur si fantazmë për të protestuar kundër thirrjes së shumicës për abstenim nga referendumet e 8 dhe 9 qershorit, ndërsa kreu i partisë Lega, Riccardo Molinari, po fliste gjatë kohës së pyetjeve të kryeministres Meloni.
Magi mbante një çarçaf me fjalën “referendum” të shkruar në të për të protestuar kundër heshtjes për çështjen e referendumit, shkruan A2.
Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, kërkoi menjëherë përjashtimin e deputetit, i cili u largua nga rojet e Montecitorios.
“A ju kujtohet”, i bërtiti Magi – Melonit, ndërsa po e nxirrnin nga salla, ndwrsa kryeministrja po e shihte me buzqeshje.
Poco fa il deputato di +Europa, Riccardo Magi, è entrato alla Camera dei Deputati vestito da fantasma per protestare contro il silenzio sui referendum dell’8 e 9 giugno. pic.twitter.com/6WQTsUp0Gz
— Trash Italiano (@trash_italiano) May 14, 2025