Deputeti kosovar befason bashkëshorten, lule e çokollata për ‘Shën Valentin’
Deputetit dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri sot në ditën e të dashuruarve ka zbuluar edhe anën romantike të tij.
Për ditën e Shën Valentinit ai i ka dhuruar bashkëshortes së tij, Hana një buqetë me trëndafila të kuq dhe çokollata, shkruan Indeksonline.

Këtë dhurata simpatike Hana e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’.

Kujtojmë që Labi dhe Hana kanë vite që janë martuar dhe janë prindër të tre fëmijëve, një vajze dhe dy djem./Indeksonline/
