75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Deputeti kosovar korr arat me grurë, thotë se nuk bën të varemi nga mielli i Serbisë

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka dalë në terren për të parë nga afër korrje-shirjet.

Ai ka thënë se mbi 100 hektarë grurë të mbjellura po japin frutin e punës, duke i bërë thirrje fshatravë që t’i kthehen punës së blegtorisë e bujqësisë, transmeton Indeksonline.

Mesazhi i deputetit Dreshaj ishte gjithashtu t’i tregohet Serbisë se nuk i duhet popullit të Kosovës mielli e as produketet e saj.

Postimi i plotë:

Mbarë e kemi filluar, shpresoj se mbarë do ta përfundojmë. Mbi 100 hektarë grurë të mbjellura po japin frutin e punës dhe përkushtimit që ia kemi bërë.

Korrje-shirjet po ecin me bereqet që në fillim.

Sygjeroj të gjithë fshatarët që t’i kthehen punës, bujqësisë e blegtorisë sepse është mënyra më fisnike e ekzistencës dhe sigurimit të “lekut”.

Në këtë formë duhet t’i tregojmë edhe Serbisë se nuk na duhet mielli e produktet e saj./Indeksonline/