Deputeti kosovar thotë se nuk do të shkojë më në Amerikë, derisa të bëhet liberalizimi i vizave!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka treguar se nuk ka edhe shumë vështirësi sa i përket procedurave të aplikimit për marrjen evizave drejt ShBA-së.

Por i njëjti si shenjë solidarizimi me shumë qytetarë kosovar, ka thënë se që nga 1 janari nuk do të udhëtojë për në Amerikë, shkruan Indekosnline.
“Edhe pse e kam vizen nga sot të Amerikës, pas 1 janarit as atje nuk do të shkojë si solidarizim për vendim tim. Nuk e di sa ja vlen, por do e bëjë”, ka shkruar ai mes tjerash. /Indeksonline/