75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Deputeti kroat nxirret me forcë nga parlamenti

Deputeti kontravers kroat, Ivan Pernar është nxjerrur me forcë nga parlamenti në seancën e sotme. Deputeti i pavarur është paraqitur me një bluzë që mbante një mbishkrim fyes për shtetin kroat të cilët e akuzon për hajni.

Por, pavarësisht veshjes joetike, kryetari i parlamentit vendosi që mos ta përjashtojë atë nga seanca.

Pasi i dha fjalën, Pernar shpërtheu me akuza duke fyer rëndë të gjithë për situatën e krijuar në vend, shkruan Indeksonline.

“Unë kërkoj drejtësi, kërkoj sundimin e ligjit. Gjyqësori në vend është i korruptuar dhe nuk punon drejt” ka shpërthyer deputeti me tone të larta.

Më pas, kryetari i parlamentit ka urdhëruar anëtarët e sigurisë që ta nxjerrin jashtë për shkak të toneve të larta dhe prishjes së rendit në kuvend. /Indeksonline/