17:32 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputeti më aktiv takon sindikatën e “Autotransportit”

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje me ftesë të  sindikatës së SH.A. “Autotransporti” sot ka vizituar punëtorët dhë është njoftuar për problemet e kësaj ish njësie të KEK-ut.

Për këtë vizitë ka bërë të ditur vet deputeti përmes një postimi në Facebook ku shkruan:

Me ftesën e sindikatës së SH.A. “Autotransporti” sot vizitova punëtorët dhe u njoftova për problemet e kësaj ish njësie të KEK-ut.

Pothuajse fatin e njëjtë e kishte edhe kjo ish njësi e KEK-ut sikurse INKOS-i, ku pas shkëputjes nga KEK-u ballafaqohet me vështirësi tē mëdha që nga zvoglimi i numrit të punëtorëve e deri te mbijetesa financiare kësaj ish njësie.

Me punonjësit e “Autotransportit” diskutuam rreth punëve të shumta që ka kryer kjo kompani me të cilat shërbime, sot i kryen me shumë vështirësi burokratike e me kosto më të madhe se sa kur ishin pjesë e KEK’ut.


Si njësi përbërëse e KEK-ut numëronte mbi 80 punëtorë, sot kjo shoqëri aksionare afaron me vështirësi me rreth 42 punëtorë, derisa 40 punëtorë të tjerë janë në pushim të “dhunshëm” shkaku i mungesës së buxhetit.
Në cilësinë e përfaqësuesit të popullit i sigurova se kërkesat e kësaj sindikate do t’i adresojmë nē kuvend dhe në institucionet kompente të shtetit.