Deputeti i Nismës Social Demokrate Endrit Shala reagon ndaj deklaratës së Laiçakut për Asociacionin

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk implementohet themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai tha se Kosova e ka marrë përsipër zotimin për themelimin e Asocacionit dhe ky zotim duhet të implementohet.
Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar ish-ministri i Tregtisë së Industrisë, tash deputet i NISMA-s, Enderit Shala. Ai në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se: Ashtu siç nuk do të ketë Asociacion pa Marrëveshje për Njohje Reciproke”.
Kujtomë se sa i përket asociacion krerët më të lartë të shtetit kanë thënë se për Kosovën kjo është temë e mbyllur.