75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti që për shkollim hyri në kredi 30 vjeçare

Agjencia kundër Korrupsionit ka përfunduar publikimin e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve publik, përcjellë Indeksonline.

Deklarimi i pasurisë së Kosovës është obligim për të gjithë zyrtarët, përcjellë Indeksonline.

Këtij obligimi i është përgjigjur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu.

Sejdiu ka deklaruar se për shkollim ka marrë kredi  47 mijë e 500 euro, me kohëzgjatje për 30 vite. Edhe pse nuk dihet se kur është marrë kjo kredi dhe në cilin vit do të përfundojë.

Me të njëjtën kohëzgjatje, në kredi prej 22 mijë e 740 eurosh është edhe gruaja e tij.

This image has an empty alt attribute; its file name is Sejdiu-3.jpg

Ndër të tjera, Sejdiu ka deklaruar si pronë të përbashkët një banesë 167 metra katrorë, në vlerë prej 170 mijë eurosh dhe  një shtëpi me truall në vlerë prej 250 mijë eurosh.

This image has an empty alt attribute; its file name is Sejdiu-2.jpg

Në pronësi, deputeti ka dhe një veturë BMX X5, në vlerë 18 mijë euro, derisa është edhe bashkë aksionar në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu dhe Qerkini”, shoqëri kjo me kapital 175 mijë eurosh. /Indeksonline/

This image has an empty alt attribute; its file name is Sejdiu-4.jpg