12:19 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Deputeti që s’i largohet vendit, në këtë mot të mirë, pi kafen në oborr (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kursejnë ditët e bukura të pranverës për  t’i shijuar ato në mënyra të ndryshme.

Është pikërisht deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili sot po shijon motin e mirë duke pirë kafe në oborr, transmeton Indeksonline.

Haradinaj bashkë me nipin e tij dhe disa të rinj të tjera kanë zgjedhur që të kalojnë një ditë në ‘Rezidencën Haradinaj’, duke bërë muhabet e duke pirë kafe./Indeksonline/