Deputeti Ramadani voton në Degën e LVV-së në Ferizaj, jep një mesazh

Sot Qendra e LVV në Ferizaj në mbledhjen e Këshillit votoi për kryesinë dhe strukturat e reja që do të veprojnë bashkë me kryetaren e re, Fatbardha Zogaj Reka.
Ish-kryetari i qendrës, njëherit deputeti i VV, Valon Ramadani i uron strukturat e reja, ndërkohë thotë se do e kenë ndihmën e tij gjithmonë.
“Si aktivist dhe deputet i LVV, por edhe si ish-kryetar i Qendrës, uroj sukses e përparim për strukturat tona të reja dhe kryetaren. Te unë do të gjejnë ndihmë dhe bashkëpunim sa herë që do të jetë nevoja.
Të gjithë bashkë për Lëvizjen, për Ferizajin, për Kosovën!”, ka shkruar ai.