21:04 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Deputeti Rugova për rrahjet në LDK: Në një parti që pritet të vijë në pushtet, ndodhin gjëra të tilla!

Rrahjet në mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të njëpasnjëshme.

Thuajse në çdo vend të Kosovës ku u zhvillua procesi zgjedhor i kësaj partie ndodhi nga një rrahje.

E fundit që u zhvillua ishte të dielën në Vushtrri. Edhe pse njëherë u munduan ta mohonin një gjë të tillë, video-ja e publikuar sot e dëshmoi edhe njëherë raportimin e saktë lidhur me incidentin që ndodhi aty.

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka komentuar rrahjet që po ndodhin në partinë e tij, duke thënë se ishin vetëm pesë incidnete të cilat ndodhën, e që sipas tij është një përqindje shumë e vogël, transmeton Indeksonline.

Madje Rugova në TV Dukagjini tha se është e kuptueshme që të gjithë merren me rrahjet e LDK-së, pasi sipas tij kjo parti do të marrë qeverisjen në të ardhmen.

“Janë incidente që kanë ndodh. Kanë ndodhur incidente jo të hijshme. LDK u deklaru lidhur me rastet, por në një parti të madhe që pritet të vijë në pushtet, ndodhin gjëra të tilla. Kur ka udhëhequr LDK-ja, i ka pasur vetëm 2 vjet e 7 muaj, ka qenë një qeveri me presion të jashtëzakonshëm e me Kuvend jofunksional. Ka qenë Qeveria më e mirë, më profesionale”, tha Rugova./Indeksonline/