75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Deputeti serb që merr dy rroga nga buxheti i Kosovës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, që është edhe lideri i Partisë së Pavarur Liberale merr dy rroga nga buxheti i Kosovës.

Përveç pozitës së deputetit, Petroviq mban edhe një pozitë në PTK ku gjithashtu merr rrogë nga shteti i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Lideri i Partisë së Pavarur Liberale ka 9566 euro të hyra vjetore që merr nga pozita në PTK, ndërsa si deputet merr 20 mijë e 730 euro në vjet.

Petroviq në të kaluarën ishte deklaruar se do të angazhohet për të krijuar vende pune për serbët por duket se këto kanë qenë vetëm fjalë.

Institucionet e drejtësisë duhet të merren me këto fenomene dhe të sjellin para drejtësisë njerëz të cilët e shfrytëzojnë pushtetin për tu pasuruar në kurriz të buxhetit të Kosovës. /Indeksonline/