Deputeti shembull i Kuvendit të Kosovës, Milazim Salijaj nga LVV-ja me asnjë mungesë në seanca!

Deputeti Milazim Salijaj është një nga deputetët më të rregullt të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII – të. Nga gjithsej 154 seanca të mbajtura të Kuvendit që nga mandati i kësaj legjislature (22.mars 2021), deputeti Salijaj ishte prezent në të gjitha seancat plenare të Kuvendit.
Salijaj, përveç se ishte i përkushtuar me nder dhe përgjegjshmëri t’i përfaqësojë qytetarët në seancat e Kuvendit të Kosovës, i njëjti kishte 100% pjesëmarrje edhe në mbledhjet e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Bujqësi, Ushqim, Planifikim dhe Zhvillim, si anëtar i këtij Komisioni si dhe në grupet punuese të Komisionit ku trajtohen dhe shqyrtohen shumë Projektligje, që bien në fushëveprimin e këtij Komisioni.
Salijaj me përkushtimin e tij për ti përfaqësuar qytetarët e Republikës me nder dhe dinjitet mori pjesë aktive në të gjitha seancat e Kuvendit të kësaj legjislature, duke votuar marrëveshje ndërkombëtare, Projektligje të shumta të miratuara deri më tani si dhe angazhime të tjera që ishin pjesë e seancave të Kuvendit të Kosovës deri në momentin e përfundimit të sesionit pranveror të këtij viti, një javë më parë.

Gjithashtu, deputeti nga Kaçaniku gjatë kësaj periudhe si deputet i Kuvendit të Kosovës kishte ngritur disa çështje mjaft të rëndësishme me interes të përgjithshëm për qytetarët dhe vendin, ndër të cilat vlen të theksohen:
1. Kthimin e regjistrave dhe dokumentacionit kadastral origjinal, i plaçkitur nga Serbia me rastin e tërheqjes nga Kosova gjatë vitit 1999,
2. – mosregjistrimi i pronave të shpronësuara me rastin e ndërtimit të Autostradës R6 dhe R7 ( Morinë – Prishtinë dhe Prishtinë – Hani i Elezit), po ju shkakton probleme të vazhdueshme pronarëve të pronave dhe pjesëve të pronave të shpronësuara,
3. Njohja e kontributeve qytetarëve Kosovarë, me rastin e pensionimit të cilët kanë punuar në shtetin Austriak.
Gjatë kësaj kohe si deputet i Kuvendit z.Salijaj. kishte ngritur edhe çështje të tjera infrastrukturore me interes për qytetarët e Kosovës, ku do ti përmendim disa nga to;
– Ndërtimi i impiantit, për trajtimin e ujërave të zeza në lumin Nerodimja, në Kaçanik,
– ndërtimin e ShFMU ” Emin Duraku”, në Kaçanik,
– ndërtimin e urës në Gjakovë, për banorët e rrethit të Rogovës,
– ndërtimin e 2 mbikalimeve dhe një nënkalimi te hekurudha në Kaçanik , si dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve.
Përveç angazhimeve si deputet në Kuvendin e Kosovës. Z.Salijaj ishte mjaft aktiv dhe i qasshëm për ti takuar e dëgjuar nga afër qytetarët, ku vetëm gjatë këtij viti vizitoi, takoi dhe bashkëbisedoi me banorët e 13 fshatrave, si dhe 3 lagjeve të qytetit të Kaçanikut, me qëllim të identifikimit nga afër të preokupimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, të cilat njëkohësisht janë edhe shqetësime të deputetit.