Deputeti shqiptar “shkrihet” pas Zaevit, i jep meritat për anëtarësim në NATO

Deputeti shqiptar në partinë e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i ka thurur lavde politikanit të Maqedonisë Veriore, ish-kryeministrit, Zoran Zaev.
Sipas tij, Zaevi është njeriu kryesor për anëtarësimin e shtetit të tyre në NATO.
“Me njeriun me meritor qe sot jemi pjese e NATO-s #ZoranZaev”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se dje, Maqedonia… u anëtarësua në NATO.
Ai ka deklaruar se atij i është heçur një barrë nga shpatullat dhe po ndihet i plotësuar, pas votimit të protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvend, shkruan IndeksOnline.

Ahmeti shtoi se “më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi”.