Deputeti sirian reagon pas vrasjes së kosovarit në Siri
Rron Eminin, 23-vjeçar nga Prishtina, u vra të hënën në Siri. Në vitin 2016 ai iu kishte bashkuar organizatës terroriste ISIS.
Deputeti i pavarur sirian, Fares Shehabi, ka reaguar pas vrasjes së Eminit. “Ushtria e Sirisë vrau ‘Rebelin e moderuar sirian” Mohamed Albanin.
Emri i tij real është Rron Emini nga Kosova” shkruan Shehabi. Emini ishte vrarë në zonën e luftës. /Indeksonline/
