16:22 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputeti Ukaj: Jam ndër biznesmenët e parë në Prizren, vjedhja e 100 mijë eurove ende e pazbuluar!

Dy vite më parë ishte raportuar për një vjedhje që kishte ndodhur në shtëpinë e deputetit të LDK-s dhe biznesmenit, Xhavit Ukaj.

Në këtë grabitje ishin vjedhë rreth 100 mijë euro dhe policia nuk ka arritë ende të zbulojë rastin.

“Deri më tani, nuk ka arritë (policia) t’i identifikojë… është e vërtetë që i kanë marrë 100 mijë euro, ia kam prezantuar dhe Policisë se i kam tërhequr nga Banka, sepse kam qenë duke ndërtuar disa shtëpi…” – ka thënë Ukaj për “Indeks-Intervistë”.

“Eshtë e vërtetë që unë jam biznesmen, ndoshta dhe njëri nga biznesmenët e parë në Komunën e Prizrenit. Kështu që 100 mijë euro me të cilat kam pas me i krye disa obligime, hynë hajnat i kanë marrë… i kam prezantu (policisë) të gjitha mbulesat… që i kam tërhequr prej Bankës. Kështu që deri më sot, pas dy vjetësh, nuk ka asgjë nga ky rast” – ka deklaruar ai.

Ndonëse familja e deputetit Ukaj kishte dyshime se kush mund të ishin grabitësit, Ukaj thotë se këtë gjë ia kanë lënë Policisë.

I pyetur nëse ka shpresë se një ditë do të zbulohet ky rast, Deputeti i LDK-së shpreson se rasti do të zbulohet.