75 Mall Live Search
20:20 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Deputeti Visar Hoti thotë se është kërcënuar nga Shpejtim Bulliqi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti ka deklaruar se sot ka pranuar një kërcenim nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi. E gjithë ngjarja sipas deputetit Hoti ka ndodhur derisa po kalonin kontrollin e sigurisë për të hyrë në objektin e Kuvendit. Sipas Hotit, Bulliqi i ka thënë se mos t’ia përmend më kurrë emrin nëpër fjalime.

Kjo është deklarata e Hotit:

Ju njoftoj se sot derisa po hyja në Kuvendin e Kosovës nga hyrja e deputetëve jam përballur me një kërcënim sulm verbal nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Buliiqi.

Të nderuar kolegë deputet, më lejoni që të sqaroj në hollësi ngjarjen. Nga hyrja e deputetëve të Kosovës gjersa po kalonin procedurat e sigurisë jemi takuar me deputetin Bulliqi, i cili pasi e kam përshëndetur me mirësjellje ashtu siç e përshëndes secilin kolegë të Parlamentit, më është kthyer me sulm verbal dhe me kërcënim që mos t’ia përmend emrin asnjëherë në Parlament duke përsëritur atë disa herë.

Konsideroj se kjo kërkesë është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës sepse ëstë sjellje joparlamentare.

Nëse nuk kamë të drejtë të përmend emra në Kuvend më thuani por këtë e kam të garantuar me Kushtetutë.

Deputeti Bulliqi nuk e di qka po e pengon kur po ia përmendi emrin atij, nëse dëshiron të më pezulloj nga puna ime për Komunën e Podujevës, sepse puna ime për këtë komunë por edhe për të gjitha komunat e Kosovës do të jetë konkrete e jomashtruese.

Deputeti Bulliqi siç duket i kishte penguar deklarimi im i mbrëmshëm për Raportin e Auditimit për komunën e Podujevës, i cili demantonte deklarimet e Bulliqit se ky raport ishte i keq sa i përket përfomancës së kësaj komune.

Në fund të fjalimit tim i kam sygjeruar z.Bulliqit që të shikoj mirë raportin vjetor të zyrës kombëtare të auditimit dhe të mos bëj shtrëbërimin e informatave sepse sipas këtij raporti komuna e Podujevës ka opinion të pakalifikuar dhe kam kërkuar që ta kuptoj këtë term dhe se kamnjoftuar se ky raport është më i miri në 10 vitet e fundit.

Kjo që kam thënë i paska penguar kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës dhe me veprimin e sot tregoj se asnjëherë nuk do të arrij të ulet në karriken e të parit të Llapit, sepse atij përveç se po i mungon mbështetja e llapjanëve po i mungojka edhe edukata elementare e mirësjelljes me kolegë dhe bashkëqytetarë.

Sepse mos harroni se ne vijmë nga i njejti qytet. Paramendoni kur të sillet kështu një kandidat për kryetar me një deputet, si mund të sillet me qytetarë të cilët nuk kanë mundësi të reagojnë sikurse unë në Parlament.

Pas sulmit verbal dhe tentimit për sulm fizik i kam thënë z.Bulliqit se po e toleroj ën respekt të moshës së tij, por ç’është e vërteta po ndjej keqardhje për të gjithë ata studentë që u ulën pranë një mësimdhënësi të tij.

Unë nuk dua të viktimizohem por dua ta bëj publike sjelljen e tij për të cilën ne si grup parlamentar e posedojmë edhe videoingjizimin. Do të doja të mbylljej kjo çështje me një kërkim falje edhepse kërkim falja nuk përmirëson sjelljen e tij, kërkoj nga ju kryetare e Kuvendit që konform rregullores së Kuvendit deputetit Bulliqi t’i shqiptohet masa e sjelljes së tij joparlamentare.