14:51 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetit Hoti i vidhet revolja me 7 plumba

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, mbrëmjen e kaluar i është vjedhur revolja legale nga vetura e tij.

Vjedhja e rëndë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull Kosovar/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur, nga vetura e tij i kanë vjedhur një pistoletë me 7 fishekë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, është thënë në raportin 24 orësh për media të Policisë së Kosovës.

Policia ende nuk ka identifikuar autorët e vjedhjes ndërkohë njofton se me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve./Indeksonline/