75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Deputetja Albena Reshitaj kujton stërgjyshin e saj, heroin e kombit Ramë Bllaca

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj ka përkujtuar stërgjyshin Ramë Bllaca.

Ajo tha se kjo ditë ia kujton vlerën kombëtare të trungut tim familjar, por edhe përsekutimimin e vuajtjet e saj në periudha të ndryshme të fatit të historisë së popullit tonë.

“Janë inspiruese tregimet e shoqërisë e të vërtetat e historisë se ai ishte personalitet i njohur i kohës, atdhetar e trim që mbrojti të drejtat e shqiptarëve dhe anuloi planet e politikave armike të shqiptarëve për shpërnguljen e tyre në Turqi”, tha ajo.

Postimi:

Në çdo përvjetor kujtojmë dhe nderojmë heroin e kombit ,stërgjyshin tim “Ramë Bllaca”.

Kjo ditë në këtë datë më kujton vlerën kombëtare të trungut tim familjar, por edhe përsekutimimin e vuajtjet e saj në periudha të ndryshme të fatit të historisë së popullit tonë.

Janë inspiruese tregimet e shoqërisë e të vërtetat e historisë se ai ishte personalitet i njohur i kohës, atdhetar e trim që mbrojti të drejtat e shqiptarëve dhe anuloi planet e politikave armike të shqiptarëve për shpërnguljen e tyre në Turqi.

Ramë Bllacën e vranë tinëzisht para 83 vjetëve, fëmijët ia burgosën me dekada në burgje famëkeqe, por nuk arritën ta vrasin veprën e tij.

Falë atëdhetarëve si stërgjyshi im ne sot jetojmë në tokat tona, flasim gjuhën tonë dhe frymojmë shqip.

Çdo përkujtim i datave si kjo sa do i dhimbshëm të mbush me krenari.

Lavdi!