75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / k.v

Deputetja Blerta Deliu-Kodra lirohet nga seanca, pas pak Gjykata e fton për të dëshmuar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka dalë jashtë seancës gjyqësore e cila po mbahet kundër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhje të gazit lotsjellës gjatë vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës, raporton Indeksonline.

Gjykata e ka liruar deputeten Deliu-Kodra derisa dëshminë ta jap kolegia e saj Flora Brovina.

Rikujtojmë se të dy këto deputete kishin pësuar lëndime gjatë hedhjes së gazit në Kuvend nga opozita për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit./Indeksonline/