15:29 / E Premte, 20 Tetor 2023 / A. M.

Deputetja britanike, Alicia Kearns në Kosovë, nis takimet!

Deputetja britanike, Alicia Kearns, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Deputetja gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë shtetërore.

My children get death threats - but I'd still tell young women to be MPs,  says ALICIA KEARNS | Daily Mail Online

Kujtojmë se Kearns pati thënë në korrik se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Ajo tha se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”.

Indeksonline pas pak do t’ju sjell intervistën ekskluzive me deputeten britanike.