75 Mall Live Search
15:51 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / Z S

Deputetja britanike: Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit

Deputetja britanike Alicia Kearns ka kërkuar që Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit.

Ajo në rrjetin socia ”X” ka shkruar se sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve.

”Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla”, ka shkruar ajo.

Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit, ka shtuar më tutje ajo./Indeksonline/