75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / k.v

Deputetja Bytyqi: Patriotizmi dhe puna e Ukë Bytyqit janë vlerë për vendin tonë

Sot u bën 19 vjet nga vrasja makabre e Ukë Bytyqit, veprimtarit të orëve të para të çështjes kombëtare, kryetarit të degës së LDK-së dhe Kryetarit të Suharekës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka përkujtuar Ukë Bytyçin duke thënë se patriotizmi dhe puna e tij janë vlerë për vendin tonë.

“Sot përkujtuam kryetarin e parë të demokracisë, rrëfyesin e rrugës së drejtë e të shenjtë për liri. Patriotizmi dhe puna e Ukë Bytyqit janë vlerë për vendin tonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Me shumë respekt, Albana”, ka shkruar deputetja./IndeksOnline/