Deputetja Deliu- Kodra: Gazin e hodhi Albin Kurti (Foto)
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka dëshmuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën kundër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhje të gazit lotsjellës.
Në pyetjen e prokurorit se kush e ka hedhur gazin, deputetja Deliu- Kodra ka thënë se ka qenë deputeti Albin Kurti ai që e ka gjuajtur gazin, raporton Indeksonline.
Deputetja e PDK-së e ka shpjeguar gjithë situatën para trupit gjykues, duke rikujtuar se atë ditë kishte edhe hedhje vezësh, gaz dhe tentim për ta marr me forcë foltoren e Kuvendit./Indeksonline/