Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka një thirrje për miqtë ndërkombëtar pas miratimit të rezolutës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Deputetja Kica-Xhelili tha se ditët, përveç unitetit politik për të ardhmen e vendit, tregojnë edhe se provokimet e Serbisë karshi Kosovës janë mjet i pakursyer nga Serbia.
Ajo tha se provokimet e Serbisë sot janë test, shkruan IndeksOnline.
“Provokimet e Serbisë sot, janë test. Test i lehtësisë së luhatshmërisë sonë. Test i fuqisë reale të sovranitetit shtetëror të një vendi, ku ata mund të kenë interes. Test i fuqisë së kushtetutshmërisë së Kosovës, kur dijmë që kjo e fundit është mbështetur nga po këta aleatë tonë, pa të cilët, dyshoj se do të flisnim sot për kushtetutshmëri e sovranitet”, tha Kica-Xhelili.
Deputetja në fund i bëri thirrje Qeverisë që most ë bien pre e kurrfarë provokimi nesër dhe miqevë ndërkombëtar u tha të qëndrojnë afër Republikës së Kosovës./IndeksOnline/