Deputetja e AAK-së: Paratë e dënimeve të përdoren për terapi të virusit covid

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga AAK-ja, Albena Reshtiaj ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të mbahet sonte një seancë e jashtëzakonshme, e në të cilën deputetët do të mblidheshin për të votuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e i cili ende nuk është votuar në lexim të dytë, raporton IndeksOnline.
‘Unë jam profesioniste shëndetësore, përtej politikës në këtë situatë, duhet të punojmë së bashku dhe asnjëherë të mos e politizojmë situatën. E mira e të mirës kish me qenë që ne si gra deputete të iniciojmë që të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, sepse janë fëmijët e nënave tona që janë duke e pësuar më së shumti. Dhe mos harroni se edhe fëmijët janë duke pësuar në mësimin online, e ne edhe aty duhet të ndihmojmë me kritika të shëndosha, sepse pasojat do ti bartim të gjithë ne si shoqëri, e jo si grupe parlamentare apo parti politike’, tha Reshitaj.
Reshitaj ndër të tjera ka kërkuar që të shfrytëzohet buxheti i akumuluar nga gjobat ndëshkuese për sigurinë e terapisë për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë.
Janë mbi 2 milionë euro që janë akumuluar nga këto gjoba e cilat siç tha Reshitaj do të ishin të domosdoshme për familjet të cilat nuk kanë mundësi që të paguajnë terapinë kundër Covid-19.