08:29 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Deputetja e AAK-së për Lahi Brahimajn: Padrejtësitë nuk kanë të ndalur

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, ka reguar pasi Gjykata Speciale, ka ftuar për intervistim anëtarin e kësaj partie Lahi Brahimaj.

Kadrijaj në një postim në Facebook, ka thënë se padrejtësitë nuk po ndalet dhe se kjo po shihet në rastin e gjeneralit Brahimaj

Ajo ka kujtuar se si Brahimaj ishte gjykuar e rigjykuar dhe në fund kishte dalë fitimar, duke shprehur bindjen se edhe kësaj radhe, do të konfirmohet pafajësia e tij.

Postimi i saj i plotë:

Se padrejtësit nuk kanë të ndalur kjo shifet në rastin tuaj gjeneral.

U gjykove e u ri gjykove e dole fitimtar.

Edhe kësaj radhe do të konfirmohet pafajsia.

Respekt për ju dhe familjen Brahimaj që aq shumë dhatë për atdheun!