Deputetja e cila synon të angazhohet më shumë në diplomaci

Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga radhët e PDK-së, për emisionin No Filt ka folur për rrugëtimin e saj në politikë por edhe për jetën e saj personale.
Ajo tregon se si e re ka vendosur të merret me politikë dhe se dëshira e saj e vazhdueshme është që një ditë të punoj në Ministrinë e Punëve të Jashtme përkatësisht si përfaqësuese diplomatike, pasi sipas saj është nder ta përfaqësosh vendin tënd.
“Kur fillova shkollimin e mesëm dhe fakultetin e kuptova që unë do ta koncentrohem më shumë në fushën e diplomacisë. Edhe tani që jam politikane por edhe po të mos isha unë mendoj që një ditë do të jem në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sepse mendoj që është nder i veçantë të përfaqësosh vendin tënd në një shtet tjetër”, ka thënë Ariana.
Me emocion deputetja kosovare ka treguar edhe për sfidën shëndetësore që e ka pasur dhe frikën se mund të mos kthehet më në gjendje normale.
“Dy ditë para se ta lindë djalin, kam pasur paralizë faciale dhe kanë qenë përjetime shumë të vështira deri në momentin që fytyra ime u kthye në normalitet”, ka treguar deputetja Musliu-Shoshi.
Ariana Musliu-Shoshi gëzon mandatin e dytë si deputete në Kuvendin e Kosovës, por shumë gjëra të tjera rreth jetës së saj do t’i mësoni në intervistën e plotë.