Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit.
Në urimin e ditëlindjes, Statovci e ka quajtur Osmanin “gruaja që e bëri ndryshimin e madh”. Deputetja e “Guxo”, ditëlindjen e Osmanit e ka lidhur edhe me zhvillimet e fundit në vend. Ajo ka thënë se dhurata ideale për presidenten Osmani sot do të ishte një lajm i mirë për çështjen e Kosovës në KiE.
“Sot është ditëlindja e presidentes Vjosa Osmani, gruaja që bëri ndryshimin e madh, e që na mësoi shumë, një brezi të ri politik.
Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja presidente!”, ka shkruar deputetja Statovci.