75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deputetja e Kuvendit “thyen” kodin e veshjes në punë, për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka “thyer” kodin e veshjes zyrtare të Kuvendit për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës.

Në prag të ndeshjes Kosovë-Maltë, Musliu në Mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka shkuar me një bluzë me mbishkrimin “Dardanët”, duke treguar kështu përkrahjen e pakusht ndaj përfaqësues sonë, si një tifoze e flakët, shkruan Indeksonline.

“Një ditë pune në Kuvendin e Kosovës.

E thym pak kodin e veshjes zyrtare ne përkrahje të tifozëve #Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA??: MALTA??

#kuvendiikosoves @dardanetks”, ka shkruar Musliu./Indeksonline/